6 të vdekur dhe 1547 raste me koronavirus në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 841 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3739 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1547 qytetarë.

Aktualisht janë 11.894 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 265.716 raste me koronavirus, ndërsa 3393 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 250.429 qytetarë.