Sunny Hill Festival

Shahini takon kryetarin e Odës Ekonomike të Burses, thotë se kompanitë turke janë të interesuara për biznes në Kosovë

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Bursës BTSO, İbrahim Burkay.

“Kosova është një vend i sigurt për investitorët dhe më shumë potencial bashkëpunues për bizneset e Turqisë.Bizneset e juaja janë në Kosovë shumë mire të pozicionuara si në sektorin prodhuese,ndërtues,tregtarë,shërbyes ashtu edhe në sektorin infrastrukturë dhe financiare, ku janë liderë me shërbimet e tyre që i afrojnë biznesëve dhe qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Shahini gjatë takimit.

Ndërkaq, kryetari i Odës ekonomike turke, Burkay tha se janë shumë të interesuar për Kosovën dhe Ballkanin si treg i rëndësishme për bizneset.

“Ne po fillojmë një fazë të re për investimet e Bizneseve jashtë shtetit të Turqisë dhe për këtë kanë mbështetje edhe shtetërore të cdo operatorëve ekonomikë turk që ka projekte për zgjerimin e aktiviteteve zhvillimore prodhuese dhe tregtare jashtë vendit tonë”, ka thënë tutje.