Si ndikon mjalti te diabetikët

Mjalti është ëmbëlsuesi më natyral dhe më i shëndetshëm i natyrës. Në thelb, mjalti është sheqer e kjo i shtyn disa njerëz, veçanërisht diabetikët, të qëndrojnë larg tij.

Mjalti ka në përmbajtjen e tij ujë por edhe sasi të vogla të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Kjo përmbajtje është e gjitha në varësi të llojit të mjaltit.

Si ndikon mjalti te niveli i sheqerit në gjak dhe insulina

Ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak është më pozitiv se ai i sheqerit.

Sipas studimeve, 60 minuta pas konsumit të mjaltit, niveli i sheqerit në gjak bie më shpejt se pas konsumit të sheqerit.

Shkencëtarët zbuluan se ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak është shumë herë më i vogël se ai i sheqerit.

Për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 1, ndikimi i mjaltit në sheqerin në gjak është shumë herë më i ulët.

Përfshirja e mjaltit në regjimin ushqimor të një diabetiku, përmirëson nivelet afatshkurtra të sheqerit në gjak.

Megjithatë, në rast se një diabetik konsumon edhe mjaltë edhe sheqer, nivelet afatgjata të sheqerit në gjak rriten.

Mjalti me ngjyrë të errët, siç është mjalti i gështenjës, është burim i mirë antioksidantësh të cilët e mbrojnë trupin nga sëmundjet. /Agroweb