Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy 19-vjeçarë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy 19-vjeçarë, të cilët transportuan një armë zjarri, nga Kosova, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në kryqytet.

Policia thotë se në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.

Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.