Sot ditë zie në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave të vrara

Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara. 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.

Në Kosovë brenda katër ditësh u shënuan dy raste të vrasjes së grave.

Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, të martën në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.