Sot moti me vranësira dhe reshje shiu

Të hënën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale në disa zona, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

“Indeksi UV do t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan: 60mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në jug dhe po në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.