Tahiri, deputetëve: Votojeni rezolutën e AAK-së për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro

Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u ka kërkuar deputetëve që të votojnë

Shkrimi i plotë i Tahirit:

Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.

  • Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;
  • Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;
  • Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.

Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.