Të shtëna me armë në Ferizaj

Sonte (e shtunë), ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë Kanun Veseli ka bërë të ditur për teve1.info se nga informatat e para dyshohet se një 35-vjeçar, gjersa ishte duke ecur rrugës kishte shtënë dy herë në ajër me armë zjarri.

“Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35-vjeçar, deri sa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrur një armë nga brezi dhe kishte shtënë 2 herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’”, tha Veseli.

Sipas Veselit, rasti vazhdon të jetë nën hetime.