Trajnerët të cilët po bëjnë ndryshimin në zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin e Kosovës

(Futbolli është një lojë truri, ku të vraponi, kur të vraponi, kur të mbuloni, kur të bëni presion, kur të lëvizni, si të lëvizni, janë vendimet si këto që vijnë nga truri e që ju përcaktojnë nëse jeni lojtar i mirë apo jo – JOHAN CRUYFF).

Pse është aq e rëndësishme stërvitja shtesë jashtë stërvitjeve të rregullta ekipore?
Loja më e bukur në botë ka pësuar ndryshime të mëdha në dy dekadat e fundit. Ekspertët dhe profesionistët e futbollit vlerësojnë se futbolli ka ecur krah më krah me ndryshimet teknologjike, të cilat janë aplikuar si në rregullat e futbollit po ashtu edhe në zhvillimin e lojtarëve. Citati i mësipërm nga njeriu që cilësohet si një ndër ata që ka bërë ndryshimet më të mëdha në futboll, mund të aplikohet vetëm me ndryshimin e mendësisë së zhvillimit të lojtarëve. Kosova është fidanishte e talenteve, por vetëm talenti nuk mjafton sepse talenti duhet ushqyer me ‘përbërësit shtesë të suksesit’, pasionin dhe punën e palodhshme, ashtu sic thekson edhe në librin e tij Malcolm Gladwell të titullar ‘Outliers’ – ‘ato janë përbërësit e suksesit në nivel më të lartë: pasioni, talenti, dhe puna e madhe”.
Prandaj, ne, në FOOTBRAIN (truri per futboll) aplikojmë metodat më të fundit të përgatitjes dhe zhvillimit të futbollistëve për të arritur majat e futbollit.

Në asnjë mënyrë nuk synojmë dhe nuk pretendojmë të zëvendësojmë stërvitjet e rregullta ekipore, përkundrazi stërvitjet me metodat tona marrin kuptim dhe janë të dobishme vetëm atëherë kur ju jeni pjesë e ndonjë ekipi. Por, me metodat e stërvitjes FOOTBRAIN ju do të arrini të bëni ndryshimin e madh në mënyrën se si ju e interpretoni dhe luani futboll në ekipin tuaj.

Niveli tjetër më i lartë në futboll arrihet vetëm nëpërmjet avancimit të aftësive tuaja kognitive në futboll e kjo arrihet duke përmirësuar aftësitë e skanimit dhe perceptimit të lojës më të bukur. E të gjitha këto do t’i arrini me metodat e stërvitjeve te ne.
Kjo është ajo qe ne na bën të jemi më ndryshe se të tjerët.