Tre vetë të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

Sot rreth orës 18:00 një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndimet trupore.

Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Dy vetura të përfshira në aksident, tre persona të lënduar”, ka thënë Zahiti.

Fotografia në ballinë është përdorur vetëm sa për ilustrim.