Tri raste të reja me koronavirus

Tri raste me COVID-19 janë regjistruar të enjten në Kosovë nga 99 raste të testuara.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka të vdekur.

MSH-ja ka njoftuar se 2 persona janë shëruar ndërkaq 26 raste aktive janë në nivel vendi.