Trofeu i dhjetë për Kloppin

Triumfi në Kupën e Ligës së Anglisë me Liverpoolit, për trajnerin Jurgen Klopp ka qenë trofeu i dhjetë në karrierë.

Të dielën, Liverpooli mposhti Chelsean pas penalltive me rezultatin 11:10.

Kloppi ka të fituar pesë trofe me Dortmundin, dy herë Bundesligën, dy herë Superkupën e Gjermanisë dhe një herë Kupën.

Ndërkohë, përveç Kupës së Ligës, trajneri gjerman ka triumfuar me ekipin anglez edhe Premier Leaguen, Ligën e Kamionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Liverpooli e fitoi Kupën e Ligës për herë të nëntë në histori, duke vendosur rekord në këtë garë.