U plagosë në bark, mjeku tregon gjendjen e gruas së të vrarit në Podujevë

Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Podujevës.

Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur një burrë 30-vjeçar teksa e plagosur ka mbetur gruaja e tij.

Lidhur me rastin ka folur edhe mjeku kujdestar.

“Gruaja është plagosur në pjesën e barkut. Ka marrë trajtimin e nevojshëm në vendin e ngjarjes dhe është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe po vazhdon ta merr trajtimin”, tha ai për Klan Kosova.

Siç mëson televizioni ajo është jashtë rrezikut për jetë.