Ulen temperaturat, moti sot i freskët në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët.

“Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës.

“Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta”.

Prizreni e Gjakova do t’i shënojnë temperaturat më të larta, 29 gradë Celsius, ndërkaq më së freskëti do të bëhet në Dragash, 14 gradë Celsius.