Unitedi ofron 90 milionë për Leaon

Manchester Unitedi ka përgatitur një ofertë të çmendur për sulmuesin e Milanit, portugezin Rafael Leao.

Sipas mediumeve italiane të martën, Unitedi do të ofrojë 90 milionë euro për ta bindur ekipin italian në lirimin e 24-vjeçarit.

Leao mund të largohet nga Milanit në fund të këtij edicioni, pasi tek ekipi italian nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij këtë edicion.

Në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Leao ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime. Ai muaj më parë ka rinovuar kontratën me Milanin deri në verën e vitit 2028, ndërsa është pjesë e klubit italian prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Lille.