Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është rritur sërish, sipas vendimit më të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).
Sipas çmimeve të publikuara për 24 orët e ardhshme, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, duke vazhduar trendin e rritjes së ditëve të fundit.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.39 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të tregtohet me 0.61 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orët në vijim, në përputhje me vendimin e MINTI-t për përcaktimin e çmimeve maksimale të derivateve të naftës.
