Vdes një përson në një aksident në Klinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.