Vetëm dy raste të reja me koronavirus

Dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, nga gjithsej 612 testime, ka bër të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, 29 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 224.645.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 363.

MSH-ja bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.