Vetëvendosje humbi rreth 135 mijë vota, rënia më e madhe në Prizren dhe Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndonëse ka dalë subjekti më i votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, ka shënuar një rënie të konsiderueshme të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Sipas të dhënave preliminare, LVV ka humbur rreth 135 mijë vota në nivel vendi, ndërsa rënia më e theksuar është regjistruar në disa nga komunat më të mëdha të Kosovës.

Prizreni prin në listën e komunave ku Vetëvendosje ka humbur më së shumti vota, me 12,516 vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Pas Prizrenit vjen Prishtina me një rënie prej 11,731 votash, ndërsa Podujeva renditet e treta me 9,853 vota më pak.

Humbje të ndjeshme janë regjistruar edhe në Ferizaj (-9,365), Gjilan (-8,588) dhe Suharekë (-8,474), komuna që në zgjedhjet e mëparshme kishin qenë ndër bastionet më të rëndësishme elektorale të partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Rënie e mbështetjes është evidentuar edhe në komunat tjera:

  • Rahovec: -6,664 vota
  • Gjakovë: -6,192 vota
  • Vushtrri: -5,929 vota
  • Mitrovicë e Jugut: -5,712 vota
  • Pejë: -5,231 vota
  • Viti: -5,138 vota
  • Malishevë: -4,966 vota
  • Lipjan: -4,748 vota
  • Istog: -3,201 vota
  • Klinë: -3,197 vota
  • Kaçanik: -2,989 vota
  • Kamenicë: -2,896 vota
  • Shtime: -2,675 vota
  • Fushë Kosovë: -2,368 vota
  • Deçan: -2,127 vota
  • Gllogoc: -2,087 vota
  • Dragash: -2,024 vota
  • Obiliq: -1,732 vota

Pavarësisht rënies së konsiderueshme të votave, LVV mbetet forca më e madhe politike në vend sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Megjithatë, këto shifra tregojnë një tkurrje të ndjeshme të mbështetjes elektorale në pothuajse të gjitha komunat kryesore të Kosovës.

Analistët politikë vlerësojnë se rezultatet përfundimtare dhe shpërndarja e mandateve do të japin një pasqyrë më të qartë të ndikimit që kjo rënie e votave mund të ketë në procesin e formimit të institucioneve të reja të vendit.