Vetura bie në lumin Lepenc, humbin jetën tre anëtarë të familjes Pacolli

Një familje nga Kosova dyshohet se ka pësuar aksident me veturë dhe ka rënë në lumin Lepenc, në territorin e Maaedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, mediat në Shkup raportuan se një makinë që dyshohet se ishte me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se në aksidentin e pasdites së djeshme që ndodhi në rrugën Shkup-Bllacë, një veturë me 4 pasagjerë ka rënë në lumin Lepenc.

Nga kjo ministri njoftojnë se në veturën e aksidentuar BMW me targa të Kosovës kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup.

Por sot është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili në llogarinë e tij në Facebook, duke sqaruar se kush janë viktimat.

Pacolli deklaroi se kētë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

“Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli.

Vetura ka rënë në lum të shtunën në mbrëmje në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit prej disa orësh në terren kanë kërkuar makinën. Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.

Autoritetet përkatëse në Kosovë ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.