Vitaminë D2 apo D3, cilat janë dallimet mes tyre

Vitamina D2 dhe ajo D3 janë të nevojshme për organizmin dhe kontribuojnë në të mirë të shëndetit.

Ato forcojnë imunitetin e eshtrave dhe shëndetin e lëkurës, raporton Eating Well.

Mirëpo në mes vete ato kanë disa dallime.

Vitamina D3 është më efektive kur bëhet fjalë në mbajtjen e nivelit të duhur të vitaminës D në gjak, gjë që e bën të jetë më e preferuar për shëndetin në përgjithësi.

“Vitamina D2 konsiderohet më pak e efektshme kur bëhet fjalë për rritjen dhe mbajtjen në nivel të vitaminës D në gjak kur krahasohet me vitaminën D3 dhe trupi mund të mos e përdorë aq efektshëm vitaminë D2 si atë D3”, ka thënë dietologia Trista Best.

Vitamina D3 mund të merret duke u ekspozuar në diell, por lëkura duhet të mbrohet me krem kundër rrezeve ultravjollcë, të cilat konsiderohen të dëmshme. Duke u mbrojtur me faktor mbrojtës, vitamina D3 absorbohet më mirë nga lëkura e njeriut.

Kurse Vitamina D2 krijohet në lloje të ndryshme të kërpudhave, kur ato ekspozohen në rrezet ultravjollce. Njerëzit mund ta marrin atë si suplement apo duke konsumuar lloje të ndryshme kërpudhash.

Këto dy vitamina janë të mira për shëndetin e eshtrave, funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, rregullojnë disponimin, kontribuojnë në shëndetin kardiovaskular si dhe funksionimin e muskujve.
Sikur vitamina D2 ashtu edhe D3 përdoren si shtesë nëpër ushqime të ndryshme me qëllim që ta bëjnë atë ushqim më të pasur.