Vranësira dhe temperatura të ulëta gjatë ditës

Moti me vranësira dhe intervale me diell do të vijojë të mbajë mbi vendin tonë.

Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.