Zbulohet naftë në Shpirag të Beratiti

Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesë se asaj që njihet si renta minerale.

Behet fjalë për puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku paraditen e të Martës ishte kryeministri Edi Rama.

Disa muaj më parë kreu qeverisë shqiptare, është deklaruar se do të jepte një lajm të madh për shqiptarët.

Dhe ky lajm me sa duket,  lidhet pikërisht me zhvillimet që vinë nga shpim-kërkimi naftës në Shpirag.

“Sot në Shpirag, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës”- shprehet Rama.

Edi Rama angazhohet se të mirat materiale të përkthyera në qindra milion dollarë në vit, nga kjo pasuri e zbuluar do të menaxhohet maksimalisht në të mirë të shqiptarëve.

 “Në fund të këtij viti do ta mësojmë këtë, ndërkohë që po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë.  Paçim fat tanimë kur kjo përpjekje thuajse dhjetëvjeçare, po i afrohet orës vendimtare të së vërtetës.”-shprehet Rama.