10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 295 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 51 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 138.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 54 qytetarë me vaksinën anti-COVID.

Numri total i vaksinave të administruara është 1.835.915.

Me dy doza janë vaksinuar 824.617 qytetarë. Ndërsa me tre doza janë 105.100 e me katër doza 1770.