11 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i rasteve aktive me koronavirus është 339.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 136 persona.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani është 822.573, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 102.326.