12 raste të reja me koronavirus

12 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 354 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.

Në total numri i rasteve aktive është 247.