175 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 175 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 62 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pediatrisë,6 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë, Spitali i Prizrenit, 15 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 17 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Ferizajt, 14 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.