18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se 18 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, nuk ka asnjë rast të vdekjes.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 10 persona.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me koronavirus në tërë Kosovën është 55.