2083 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 2,083.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.