232 pacientë me COVID-19 në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 9 të negativizuar dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar.

Sipas raportit të SHSKUK-së, 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive,77 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,16 pacientë, Klinika e Pediatrisë,10 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Pejës, 25 pacientë, Spitali i Gjakovës,24 pacientë, Spitalit Mitrovicës,16 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 23 pacientë.