24 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 24 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara, dy qytetarë janë infektuar me këtë virus, ndërsa nuk është shënuar ndonjë humbje jete.

Është shëruar edhe një person, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 895.

Deri tani numri i të prekurve me koronavirus është 272 mijë e 119, ndërsa të vdekur janë 3 mijë e 200 persona.