Sunny Hill Festival

274 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 274 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga testimi i 977 të dyshuarve si të prekur me këtë sëmundje, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 3.176.

Ndërkohë, vaksinimi po vazhdon të zhvillohet me ritme të ngadalta. Në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 55 persona.