34 raste të reja me koronavirus

34 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar të dielën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 1282 mostra të marra për testim.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e infektimit me koronavirus.

31 persona janë shëruar nga ky virus së fundmi, duke e çuar në 224.061 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.