52 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një rritje e numrit të rasteve me COVID-19 është shënuar edhe të dielën në Kosovë.

52 raste të reja pozitive me koronavirus janë shënuar brenda 24-orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktimë, derisa rastet e reja janë regjistruar nga gjithsej 267 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre ne 225.384.