589 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 589.

Ministria njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 140 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,199.

Nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë administruar 1,835,630 doza të vaksinës.