9 raste të reja me COVID, gati 100 raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin e fundit sa i përket infektimeve me COVID-19.

Nga 49 testime të kryera në 24 orët e fundit, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë, 11 persona janë shëruar. IKShPK bën të ditur se 9 pacientë janë hospitalizuar.

Numri i rasteve aktive me këtë virus është 94.