97 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 97 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja, ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë humbje jete nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 12 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 270 mijë e 483.