Sot, për të 15-në herë deputetët e Kosovës do të mblidhen për konstituimin e Kuvendit.
I njëjti version nga LVV-ja është paraqitur në shumicën e seancës, derisa procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në seancat e fundit, LVV nuk ka paraqitur fare për votim emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, derisa kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar nga partitë politike vetëm emrat e anëtarëve për Komision, që do të mundësonte votimin e fshehtë.
Qytetarët më 9 shkurt i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet paralamentare, ndërsa vendi ka hyrë në muajin e katërt pa konstituimin e institucioneve.
Duke parë situatën e krijuar, presidentja Vjosa Osmani tashmë ka ftuar në një takim konsultativ liderët e partive kryesore në vend.
Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.