Sunny Hill Festival

Kosova hap dyert për mallrat amerikane, Shahini: Hapet rruga për të forcuar partneritetin ekonomik me SHBA-në

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), kishte kërkuar për herë të parë më 12 prill 2025, heqjen e tarifës për mallrat amerikane, sot e mirëpret edhe pse me vonesë vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës doganore prej 10% ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky vendim vjen si rezultat i kërkesës së drejtpërdrejtë të AKB-së, të parës së këtij lloji, të bërë më 12 prill 2025, për të forcuar partneritetin ekonomik me SHBA-në dhe për të krijuar kushte më të favorshme për investime dhe rritje ekonomike”, ka thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.