Kurti: LDK e Nisma nuk pranuan, u munduam ta shkëpusim LDK-në nga PDK

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media tha se pas dështimit të Kuvendit për të votuar qeverinë e re, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, raporton EO.

Ai theksoi se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar marrëveshje për bashkëqeverisje, ndonëse Vetëvendosje kishte zhvilluar kontakte të vazhdueshme me LDK-në dhe Nismën.

“I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt me Nismën. LDK refuzon një qeveri që udhëhiqet nga unë, kurse Nisma nuk deshi një qeveri të udhëhequr nga unë. Jam përpjekur shumë që ta shkëpus LDK-në nga PDK-ja. 4 vitet e këtij mandati na kanë treguar se qeveria ka qenë stabile. Unë dhe VV jemi të vendosur që ta mbrojmë shtetin e jo pushtetin. Në zgjedhjem zgjedhjet, siç e pamë edhe dje, se vendi s’ka rrugë tjetër. S’ka qenë preferenca jonë”, tha ai.