Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, deklaroi se nënshtrimi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, është humbje për të gjithë.
Teksa foli rreth aktualitetit politik në vend, kreu i LDK-së theksoi se përkundër ofertave, nuk kanë pranuar të bëhen sikur ata.
“Ajo çfarë kemi bërë ne është të ruajmë rendin kushtetues me 11 ligje. Këtë tendencën tetë mujore e kemi bërë për shkak të insistimit tonë kushtetues, për ta respektuar atë që e kemi ndërtuar atë që kemi ndërtuar, pra Republikën e Kosovës dhe kemi provuar në çdo garë elektorale ta reduktojmë”, tha ai në Rubikon.
“Ne nuk e kemi lejuar të ketë një shumicë edhe përkundër ofertave nuk kemi pranuar të bëhemi sikur ata, kemi thënë vazhdimisht se ne humbim kur bëhemi sikur ata, jo kur jemi më pak se ata, sepse procesi i rritjes politike është i natyrshëm, merr kohë, por nënshtrimi më pas ndaj tyre është humbje e të gjithë neve”, deklaroi i pari i LDK-së në Klan Kosova.