AAK-ja i propozon Qeverisë tri veprime për të dalë nga kriza energjetike

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata rreth energjisë është e jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se kanë dy propozime: E para lidhet me qëndrimin e AAK-së për të marrë disa veprime dhe vendime shteti i Kosovës në raport me energjinë dhe e dyta me çështjen e energjisë në veri duke e ditur se marrëveshja për energjinë atje ka skaduar.

Ai ka thënë se AAK-ja e konsideron jetike fokusin e politikave të shtetit në investime në strategji në sektorin e energjisë.

“Përmirësimi i gjendjes mund të ndodhë me tri veprime. E para më urgjente lidhet me nisjen e procedurave të shtetit të Kosovës në investime me energji me linjit. Të stimulohet dhe të subvencionohet energjia alternative. Nga sot AAK-ja ka nisur procesin e konsultimit publik për të prezantuar vizionin tonë se pse Kosova duhet të ketë investime në energji. Është paradoks që vendi është kaq i pasur me linjit dhe të mos e shfrytëzojë”, tha Tahiri.