Aeroporti ‘Adem Jashari’, vazhdon trendin e rritjes së numrit të udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA ka vazhduar në fillimvit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve edhe pse pothuajse kishte arritur shifrën 3 milionë udhëtarë vitin e kaluar.   

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 710 udhëtarë apo 104 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 545 895 udhëtarë. Përveç numrit në rritje mbi 19% në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10% në numër të fluturimeve.

Në këtë periudhë kohore ka ateruar për herë të parë edhe kompania e re ajrore ‘Condor’ duke shtuar frekuencat e fluturimeve për Dusseldorf dhe Munich.

Ndërsa ditë më pare edhe fluturimet në destinacionin e Ljubljanës u rikthyen përsëri përmes kompanisë ajrore GP Aviation.