Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohet një këmbësore

Një këmbësore është lënduar në rrugën Prishtinë-Gjilan këtë pasdite, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy automjeteve.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti potencoi se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.