Aksident në “rrugën e vdekjes” në Kodër të Trimave

Aksidentet në këtë rrugë janë bërë të zakonshme, madje ka pasur aksidente edhe me fatalitet.

Aksidenti i radhas mes dy veturave ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në Rrugën “Vëllezërit Fazliu” e njohur edhe si “rruga e vdekjes” në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Gazeta Stop ka siguruar videon e këtij aksidenti i cili ka ndodhur në këtë rrugë si shumë aksidente të tjera

. Banorët e kësaj lagje kanë thënë se është bërë tepër e rrezikshme lëvizja në këtë rrugë pasi që shpejtësia e lëvizjen që zhvillojnë veturat është  e madhe shkruan www.gazetastop.com

Ata kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës, dhe Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa për të rritur sigurinë në rrugë.