Aksidenti tragjik në Lupç, shkon në 3 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë edhe një nga nëntë të lënduarit në aksidentin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lupç.

Sinjali mëson se S.M., i lindur në vitin 1985 ka ndërruar jetë pas mesnate.

Ai është viktima e tretë e këtij aksidenti, dy të tjerë, Ruzhdi Uka, i lindur më 1956 dhe A.B., i lindur në vitin 1961, ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq janë edhe tetë persona të tjerë të lënduar.