Ambasadori Gashi: Mirënjohës për mundësinë për të përfaqësuar Kosovën

Drilon Gashi është emëruar sot shef i misionit diplomatik të Kosovës në Varshavë të Polonisë.

Lidhur me këtë, ai me anë të një postimi në platformën X u shpreh se është shumë mirënjohës për mundësinë për të shërbyer dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak”, shkroi ai.