Arrestohet Enca, kultivoi kanabis në banesë

Këngëtarja shqiptare, Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca, është arrestuar të martën në Tiranë.

Sipas raportimit, 27-vjeçarja dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Shqipërisë në njoftimin për arrestimin ka thënë se në banesën e saj janë kapur pesë vazo ku ishin mbjellë hashash. Kanabisi besohet se ishte kultivuar në ballkonin e banesës.

Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Numëron mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.