Banorët e Big Brother ritestohen për COVID-19, u ndalohen kontaktet me të ftuarit

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Ditët e fundit kanë rezultuar në rritje të theksuar të infektimeve me COVID-19.

Për këtë arsye, banorët e shtëpisë nuk do të lejohen të kenë kontakt fizik me të afërm, të ftuar, muzikantë, estetistë etj.

Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit.

Kjo procedurë do të bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konkurentëve.