Bersant Beka jep dorëheqje si drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës

Ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të administratës në Prishtinë, Bersant Beka.

Beka ka thënë se dha dorëheqje për arsye personale e jo siç është thënë, për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin, Përparim Rama.

Beka ishte zgjedhur drejtor nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).